Zyrtare: Schalke zgjedh trajnerin e ri

Zyrtare: Schalke zgjedh trajnerin e ri

17:14, 30/09/2020

Më 27 shtator, klubi i Schalkes njoftoi shkarkimin e trajnerit të tyre David Wagner. "Të gjithë kishim shpresuar se do të arrinim rezultatet të mira sportive me David Wagner. Fatkeqësisht, dy javët e para të sezonit të ri nuk prodhuan performancën dhe rezultatet e pritura , ” shpjegoi drejtori sportiv Jochen Schneider në një njoftim për shtyp.

Tre ditë pas largimit të Wagner, Schalke gjeti zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për, Manuel Baum, i cili është emëruar në krye të stolit të ekipit gjerman

I njohur për trajnimin e Augsburgut, 41 vjeçari nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me “Minatorët”. Për të kryer misionin, Baum do të mbështetet te një ish lojtar i shtëpisë, ai është braziliani, Naldo.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco