Vesel Limaj është bërë kapiten i ri i Kukësit për këtë sezon.
Mesfushori kosovar merr shiritin e kapitenit pas largimit të Musollit drejt Gjilanit.
Në njoftimin e klubit verilindor thuhet se Limaj ka marrë besimin nga stafi teknik dhe bashklojtarët e tij.
Njoftimi i Kukësit:
KAPITEN
Vesel Limaj do të jetë kapiteni i ri i Kukësit për sezonin e ri futbollistik! Stafi teknik ka vendosur t'i besojë shiritin e kapitenit mesfushorit nga Kosova, duke pasur edhe mbështetjen e futbollistëve.
Kapiteni i ri u gradua sot në stërvitje dhe u prit me duartrokitje nga pjesa tjetër e skuadrës! Limaj luan me Kukësin që nga sezoni 2018-2019! Suksese Kapiten
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: