Sporti në zi/ Atleti 19 vjeçar vret veten

Sporti në zi/ Atleti 19 vjeçar vret veten

13:42, 30/09/2020

Ai ishte një nga premtimet më të mëdha të atletikës evropiane. 

Ondra Hodbod,19 vjeç vrau veten në mënyrë të pashpjegueshme, duke lënë jo vetëm miqtë, të afërmit dhe bashkëqytetarët në shok, por gjithë sportin e të rinjëve në Evropë.

I angazhuar në disiplina të ndryshme Ondra Hodbod shkëlqeu në kërcimin në 2000 metra në 2018.

Ai u radhit i katërti në finalen e Lojërave Olimpike Evropiane të të Rinjëve.

Më 23 shtator ai kishte marrë një tjetër medalje të artë në një tjetër ngjarje ndërkombëtare, por të nesërmen ai kreu vetvrasje.

Me origjinë nga Nymburk, Ondra Hodbod u bë i apasionuar pas altetikës falë vëllait të tij të madh, Lukas, një lojtar i shkëlqyer.

Në fillim të këtij sezoni Ondra kishte një dëmtim që e detyroi atë të mos lëvizte për tre muaj, por që më pas u rikthye fuqishëm në pistë.

Skuadra e tij SKP Nymburk e kujton atë kështu:

'Me dhimbje të jashtëzakonshme njoftojmë vdekjen e Ondra Hodbod, atlet i shkëlqyer dhe mik i madh’.

E dashura e tij 19 vjeçarja Simca Karlova ka prekur të gjithë me postimin e saj:

‘Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta harroj këtë ditë që në zemrën time ke lënë dhimbje të madhe dhe një boshllek të tmerrshëm. Ishit djali më i mirë që kam njohur por kishim pak kohë. Ju keni punuar shumë për të arritur qëllimet e tuaja, me koston e shumë sakrificave.

Falemidnerit për gjithçka që më ke mësuar, të dua dhe do të mendoj për ty gjatë gjithë jetës time. Jam shumë e lumtur që  kalova me ty katër muajt, por duhej të ishte për tërë jetën. Ju ishit një person kaq i bukur, brenda dhe jashtë, me një zemër të madhe. Na mbro nga atje lart, derisa të takohemi përsëri'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco