Zbulohet thirrja raciste e Neymarit, braziliani rrezikon dënimin e rëndë. Ja pamjet VIDEO

Zbulohet thirrja raciste e Neymarit, braziliani rrezikon dënimin e rëndë. Ja pamjet VIDEO

13:30, 30/09/2020

Neymar mund të rrezikojë një dënim të rëndë nga Disiplina Franceze e Futbollit për shkak të thirrjeve raciste.

Ylli brazilian u skualifikua me dy ndeshje për shkak se goditi me grusht pas koke një lojtar kundërshtar në klasiken PSG - Marseille.

Pavarësisht këtij gjesti anti-sportiv, media spanjolle “Cadena Cope” ka nxjerrë fakte të reja nga episodet e asaj sfide që bëjnë me faj Neymarin, me brazilianin që tashmë rrezikon një tjetër pezullim.

“Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, zbulonte gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”, ndërkohë që tani Cadena Ser ka publikuar edhe videon kur Neymar e bën diçka të tillë.

“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët e sulmuesit ndaj futbollistit kundërshtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco