Tirana fluturon drejt Zvicrës, ja i ftuari special për duelin kundër Young Boys

Tirana fluturon drejt Zvicrës, ja i ftuari special për duelin kundër Young Boys

13:15, 30/09/2020

Ditën e enjte Tirana do të tentojë të bëjë mrekullinë pasi do të përballet me Young Boys në fazën “Play Off” të Europa Leagues.

Klubi kryeqytetas ditën e sotme ka udhëtuar drejt Zvicrës ku do të zhvillojë konferencën për mediat dhe stërvitjen e fundit në prag të sfidës.

Ndeshja do të luhet në orën 20:30 në “Stade de Suisse”, pa tifozë por në shkallët e stadiumit do të jetë i ftuari special, Armand Duka.

Në rast fitore, Tirana do të prekë historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League, që do të përkthehet në prestigj dhe të ardhura të konsiderueshme monetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco