Sot luhet Superkupa e Gjermanisë, Bayerni synon trofeun e 5-të për vitin 2020

Sot luhet Superkupa e Gjermanisë, Bayerni synon trofeun e 5-të për vitin 2020

10:46, 30/09/2020

Bayern Munchen kërkojë të prekë historinë duke fituar trofeun e 5-të për vitin 2020.

Sot në orën 20:30 në “Allianz Arena” luhet finalja në Superkupën e Gjermanisë ndërmjet Bayern Munchen dhe Borussia Dortmundit

Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0 në Superkupë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë 4-1 ndaj Hoffenheim në Bundesliga.

Bayerni nuk do të ketë mungesa, ndërsa e kundërta ndodh me Dortmundin të cilët nuk do të kenë të gatshëm:  Sancho, Thorgan Hazard, Zagadou e Schmelzer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco