Paris Saint-Germain feston 50 vjetorin këtë sezon. Krijuar në vitin 1970, klubi i kryeqytetit francez në gjithë këto vite ka përjetuar momente shumë të mira, duke fituar tituj me bollëk.
E me rastin e këtij eventi, parisienët organizuan ditën e sotme një votim, në të cilin mbështetës, ish lojtarë dhe gazetarë mund të merrnin pjesë, për të caktuar lojtarin më të mirë dhe trajnerin më të mirë në historinë e klubit.
Çmimin e lojtarit më të mirë e mori ish-mesfushori brazilian, Rai, i cili luajti për PSG midis viteve 1993 dhe 1998. Braziliani mundi Safet Susic dhe Ronaldinho . "Ndikimi i tij te Paris ishte i ndërlikuar, por ai me të vërtetë dinte të duhej nga tifozët, shënoi gola të bukur dhe ishte një kapiten i shkëlqyer," tha historiani i klubit Michel Kollar gjatë prezantimit në internet të rezultateve. Zlatan Ibrahimovic përfundoi i katërti.
Befasia erdhi nga emri i trajnerit më të mirë. Carlo Ancelotti, u zgjodh tekniku më i mirë në historinë e klubit francez. Italiani punoi për PSG nga dhjetori 2011 deri në maj 2013.Pedro Miguel Pauleta fitoi çmimin për golin më të mirë ( goli i shënuar ndaj Marseille Marseille në vitin 2004).
Kjo është 11-shja më të mirë në historinë e klubit të PSG-së: Lama, Silva, Ricardo, Marquinhos, Rai, Verratti, Fernandez, Susic, Ibrahimovic, Pauleta, Ronaldinho...
Mesdames et messieurs, voici le plus beau but du club, depuis sa création le 12 août 1970.
— #CamavingaAuPSG???? (@QuartinhoPSG) September 29, 2020
Pedro Miguel Pauleta ?????????? pic.twitter.com/kLpzFlGtDU
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: