Pa klub që prej largimit nga PSG më 30 qershor, Edinson Cavani është ende në kërkim të një skuadre të re për të vijuar karrierën e tij futbollistike. Klube të shumta (Benfica, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid) kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit uruguaian, por deri më tani asgjë konkrete. Së fundmi mësojmë se agjenti i 33 vjeçarit është duke komunikuar me drejtuesit e klubit të Manchester United.
Sulmuesi madje konsiderohet si zgjedhje e parë nga drejtuesit e klubit anglez. Problem i vetëm, janë kërkesat e larta ekomomike të golashënuesit më të mirë në historinë e PSG-së.
Në rast të dështimit të transferimit të Cavanit, opsionin tjetër për Manchester United është futbollisti i Real Madrid, Luca Jovic.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: