E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt mund të jetë në Superligën ruse.
Është klubi i, Spartak Moscoë, që po kërkon me ngulm shërbimet e futbollistit shkodran.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Spartak ka paraqitur një ofertë prej shtatë milionë eurosh te Napoli për shërbimet e Hysajt, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.
Ndërsa, Hysajt i është ofruar kontratë tri vjeçare, ku do të fitojë tre milionë euro në sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: