Talenti norvegjez, Jens Petter Hauge, është lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi pak çaste më parë ka mbërritur në Milano, aty ku do i nënshtrohet testeve mjekësore, për tu zyrtarizuar si lojtari më i ri i kuqezinjve.
Lojtari në pronësi të Bodo/Glimt, i ka bindur drejtuesit e Milanit në sfidën e Ligës së Europës, ku i kishte kundërshtarë, teksa shkëlqeu në atë ndeshje, duke shënuar një supergol dhe duke dhënë një asist. Milani ka arritur marrëveshjen me Bodo/Glimt, të cilëve do u paguajë 4.5 milionë euro.
Hauge ka mbërritur para pak minutash në Itali, ku do kryejë testin e tamponit dhe vizitat mjekësore, për të nënshkruar më pas me kuqezinjtë. Sulmuesi i majtë shihte si një afrim i rëndësishëm, pasi me aftësitë që ka premton shumë për të ardhmen, ndërkohë që është vetëm 20 vjeç.
Në fjalët e tij të para, Hauge tha: "Milani është një klub i shkëlqyer, është një hap që ndjeva se isha i gatshëm ta hidhja. Faleminderit Bodø Glimt për bashkëpunimin. Të luash me Ibra-n? Do të jetë emocionuese!"
Jens Petter Hauge er ankommet Milano.
— Trygve Røed (@TrygveRoeed) September 29, 2020
Medisinsk test og kontraktsignering i morgen.pic.twitter.com/i7ZFGHp4d3
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: