Klubi i Lyon po punon shumë në këtë fund merkato. Ndërsa fatet e Houssem Aouar dhe Memphis Depay janë ende për tu përcaktuar, Gones do të mirëpresin në skuadër uruguaianin, Facundo Pellistri dhe brazilianin Lucas Paqueta.
Lidhur me këtë të fundit, klubi francez e mbylli çështjen në këmbim të një çeku prej 20 milionë €. “L'Equipe” madje shton se Paqueta pritet të mbërrijë nesër në Francë për të firmosur me klubin e Lyon. Një transferim i dëshiruar nga drejtuesit e Lyon që kërkojnë të firmosin me lojtarin përpara ndeshjes me Marseille.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: