‘Keni frikë?!’/ Humbja ndaj Liverpoolit, Xhaka shpërthen kundër shokëve të skuadrës

‘Keni frikë?!’/ Humbja ndaj Liverpoolit, Xhaka shpërthen kundër shokëve të skuadrës

12:35, 29/09/2020

Granit Xhaka mbeti i befasuar nga humbja e Arsenalit 3-1 ndaj Liverpoolit në Premier League.

BeIN Sports raporton se futbollisti shqiptar u dëgjua duke bërtitur shokëve të skuadrës “kemni frikë”, pasi është lënë shumë hapësirë kundërshtarit.

Xhaka luajti përkrah Mohamed Elneny në qendër të mesfushës, por dyshja e Arsenalit nuk ishte në gjendje ta merrte nën kontroll lojën.

Ishin vendasit që e mbizotëruan topin shumicën e kohës dhe Xhaka kishte shprehur këtë pakënaqësi ndaj shokëve të skuadrës madje duke i kritikuar edhe në dhomat e zhveshjes.

Kujtojmë që pas minutës së 60’ Xhaka i zëvendësua duke i lënë vendin Dani Ceballos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco