Genoa dhe e gjithë Serie A ka marrë një tronditje të madhe ditën e sotme.
Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, ditën e sotme kanë rezultuar me Koronavirus edhe 12 persona të tjerë të prekur, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve, duke përfshirë këtu futbollistët dhe stafin teknik.
8 prej tyre dyshohen se janë futbollistë.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.
Kujtojmë që Genoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: