Sergei Karasev do të vendosë drejtësi në sfidën e ditës së enjte mes Young Boys dhe Tiranës e vlefshme për fazën “Play Off” të Europa Leagues.
Gjyqtari Karasev – Rusi që do të gjykojë Tiranën ka lindur më 12 qershor 1979 në Moskë dhe është gjyqtar në Kategorinë Superiore ruse prej 2008-ës. Në karrierën e tij të gjatë, Karasev ka në kurriz mbi 100 takime nën stemën e FIFA-s.
Për të, maja e gjykimit është Botërori i 2018-ës në Rusi, ku gjykoi sfidën mes Australisë dhe Perusë. Në “Euro 2016” ka drejtuar Rumani-Zvicër, ndeshje e grupit të Shqipërisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: