Premierligë/ Manchester City merr një ‘shuplakë’ në shtëpi nga Leicester

Premierligë/ Manchester City merr një ‘shuplakë’ në shtëpi nga Leicester

19:43, 27/09/2020

Në javën e tretë të Premierligës, Manchester City, që drejtohet nga trajneri spanjoll, u mposht 2-5 në “Etihad Stadium” nga Leicester City.

Tregolësh i Jamie Vardit, dy finalizime të të cilit u shënuan me 11-metërsh, ndërsa dy golat e tjerë të “dhelprave” mbajnë firmat e Madisson dhe Tielemans (të dy me 11-metërsh).

Nuk u vlejti për asgjë Citizenëve goli i realizuar nga Mahrez, një ish-lojtar i Leicesterit, në minutën 5-të dhe finalizimi me kokë i Ake në minutën e 83-të.

Interesant fakti që 4 nga 5 golat e Leicesterit u shënuan me penallti.

5 gola në vetëm 3 ndeshjet e para për Jamie Vardyn, që edhe në sfidën hapëse në Premier League ndaj West Brom, realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë (0-3).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco