Si gjithmonë, Henrikh Mkhitarian përmes ndikimit si njeri publik nuk kursen asnjëherë përpjekjet për të mbrojtur njerëzit e vendit të tij të origjinës, Armeni.
Së fundmi, futbollisti i Romës nisi një thirrje në profilin e tij zyrtar në Twitter, në të cilin thotë: "Unë i kërkoj bashkësisë ndërkombëtare të ngihen urgjentisht dhe të ndihmojë në ndalimin e këtyre aksionet ushtarake, të cilat po dëmtojnë paqen dhe sigurinë e rajonit". Fjalët e tij u drejtohen përleshjeve ushtarake që po ndodhin në territorin e Artsakh, ose Karabakut Nagar, një rajon i prevalencës armene që është vetëshpallur i pavarur nga Azerbajxhani, dhe në territoret e të cilit ka episode të dhunës dhe guerile që tashmë kanë çuar në kaq shumë të vdekur. Më poshtë është edhe postimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: