Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

16:34, 25/09/2020

Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor. 

Ndeshjet e xhiros së parë janë: Prizreni - Kastrioti, Prishtina - Llapi, Zhegra - Drenica, Vushtrria - Vëllaznimi, Besa Famgas - Trepça.
Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Istref Sadriu dhe administratori, Muhamet Arifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco