Përurohet salla e sportit në Kraishtë

Përurohet salla e sportit në Kraishtë

15:38, 25/09/2020

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, tregoi se sot kanë përuruar sallën sportive e cila është ndërtuar në oborrin e shkollës fillore “Skënderbeu” në Kraishtë.

"Uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë sallë moderne, jemi të përkushtuar në krijimin kushteve sa më të mira edukativo-arsimore si dhe hapësirave tjera rekreative sportive në mënyrë që nxënësit dhe banorët e Kraishtës dhe fshatrave për rreth t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive", tha Ahmeti.

Në fshatin Kraishtë po ashtu janë duke vazhduar punimet në rregullimin e fushës së hapur sportive, asfaltimi i rrugicave të fshatit, rregullimi i kroit të fshatit etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco