Frencesco Totti ka realizuar një “gol” më të rëndësishëm se ai në fushën e lojës. Këtë herë “goli” kishte të bënte me jetën e një njeriu. “Loja” në fjalë është ajo e luajtur nga një tifoze e Romës dhe e tij, e cila ka qenë në koma për nëntë muaj për shkak të një aksidenti automobilistik. Dhe e cila, siç raportohet nga Corriere dello Sport, u zgjua duke dëgjuar fjalët e idhullit të saj në një video mesazh.
Familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Totti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.
Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia Matilli është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.
Roma, si risveglia dal coma dopo videomessaggio di Francesco Totti https://t.co/STr9MNNeUG
— Repubblica (@repubblica) September 24, 2020
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: