Futbollisti i vogël i KF Trepçës që ka edhe dy pasione tjera

Futbollisti i vogël i KF Trepçës që ka edhe dy pasione tjera

15:14, 23/09/2020

Dashuri për futbollin dhe muzikën

Haris Hasani nga Mitrovica është pjesë e KF Trepça U13 dhe është një talent i futbollit, ndërsa pozita e tij është sulmues.

Krahas rrugëtimit të tij në futboll, Harisi simpatik ka talent edhe në muzikë, fushë në të cilën tashmë ka filluar hapat e parë.

Harisi sapo ka publikuar këngën e tij të parë të punuar nga Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi ndërsa për videoklipin është kujdesur “EMF Creative”.

Por nuk mbaron me kaq, voglushi nga Mitrovica ka edhe një tjetër pasion. Bëhet fjalë për modelingun.

Ai tashmë ka të realizuar edhe fotosesione dhe padyshim që rruga drejt suksesit për të tashmë ka nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco