Nesër në stadiumin “Puskas Arena” të kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, do të luhet finalja e Superkupës së Europës Bayern Munchen-Sevilla, shkruan Syri.net.
Bavarezët vijnë në këtë sfidë si fitues të Champions League, ndërsa spanjollët triumfuan në Europa League.
Për ndeshjen që do të luhet nesër mbrëma në orën 21:00, trajneri i gjermanëve, Hansi Flick, ka përzgjedhur 23 lojtarët me të cilët shpreson të ngrejë edhe këtë trofe, për ta nisur sa më mbarë edhe sezonin e ri.
Më poshtë mund të shihni lojtarët e përzgjedhur nga Flick për sfidën me Sevillan.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: