Për momentin skuadra e Juventusit nuk është nën hetim, por pozicioni i saj rrezikon të përkeqësohet në lidhje me rastin e shtetësisë italiane të Luis Suarez.
"Corriere della Sera" ka shkruar së fundmi për përgjimet të reja midis avokates Maria Turco e cila përfaqëson bardhezinjtë dhe drejtorit të përgjithshëm të Universitetit të Perugia, Simone Oliveri.
Sipas gazetës avokati i firmës së Luigi Chiappero telefonoi menaxhmentin e lartë të universitetit Umbrian të paktën tre herë për të shpejtuar provimet e uruguajanit të caktuar fillimisht për 22 shtator dhe më pas në 17.
Avokatja e Juventusit ka dhënë premtimin e saj për të sjellë lojtarë të huaj në Perugia në të ardhmen në këmbim të provimit.
Hetuesit do të kenë në dispozicion dhe videon e provimit bashkangjitur dokumetet dhe do të verifikojnë rregullsinë e testit.
Nga rindërtimi i ngjarjes në fakt lojtari i Barcelonës duhej të kishte marrë pyetjet i pari.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: