Lazio kërkon të përforcohet ende në repartin ofensiv. Pas firmës me Vedat Muriqin, drejtori sportiv Igli Tare shpreson t’ia dalë të afrojë në gjirin e skuadrës edhe Jose Callejon.
Spanjolli është lojtar i lirë pasi ka përfunduar aventurën me Napolin dhe po shqyrton ofertat.
Aktualisht, kryeqytetasit i kanë ofruar një kontratë trevjeçare me dy milionë euro në sezon.
Mbetet për t’u parë nëse Callejon do të pranojë këtë ofertë të Tares.
Nëse gjithçka mbyllet me sukses, ish-sulmuesi i Real Madridit do të ishte një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Simone Inzaghi, sidomos në këtë sezon kur ekipi merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: