Drita e Gjilanit merr lajmin e mirë para nisjes drejt Polonisë për sfidën e raundit të tretë të Europa League përballë Legias së Varshavës.
Skuadra kampione e Kosovës ka marrë këtë të martë përgjigjet e tamponëve, që për fat të mirë kanë rezultuar të gjithë negativë.
Në njoftim për shtyp, klubi nga Gjilani shkruan:
“Klubi ynë, FC DRITA, dje është testuar për COVID-19 në prag të ndeshjes me Legian Warsaw, që do të zhvillohet në Poloni.
Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIVE. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: