Sinisa Mihajlovic e ka shpjeguar dallimin e madh mes Milanit dhe Bolognës, pas humbjes së skuadrës së tij në San Siro, i cili ishte Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez i shënoi të dy golat e fitores së Milanit të hënën në ndeshjen e tyre hapëse në sezonin e ri në Serie A,
38-vjeçari shënoi me kokë për epërsinë e Milanit në pjesën e parë, para se ta dyfishonte epërsinë nga penalltia në fillim të pjesës së dytë.
“Ndeshja ishte e balancuar. Ne mbase nuk besuam në veten tonë mjaftueshëm, por në fund i krijuam dy raste shumë të mira”, tha Mihajlovic.
“Milani e ka Ibrahimovicin dhe ne nuk e kemi. Gjithçka që Milani krijoi e kishte zanafillën nga Ibra, pra ai e bëri dallimin”, shtoi ai.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: