Trajneri i Wolsburgut, Oliver Glasner, mendon se rezultati i thellë 4-0 nuk tregoi forcën e vërtetë të skuadrës gjermane.
“Ne filluam mirë dhe e kishim nën kontroll, por bëmë edhe gabime. Pas 2-0 Kukësi guxoi pak më shumë dhe mund ta pësonim. Na ndihmoi penalltia e pritur dhe shtylla.
Ne ishim pak me fat. Kemi pasur disa momente në të cilat e kemi bërë jetën paksa të vështirë për veten tonë, veçanërisht në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Loja u vendos pas golit të tretë.
Shënuam dy gola të bukur në pjesën e dytë. Tashmë duhet të fokusohemi te kampionati dhe ndeshja me Leverkusenin. Nuk ka kundërshtarë të lehtë në Bundesligë. Leverkuseni ka një ekip të mirë, por ne duhet të fitojmë në javën e parë”, deklaroi trajneri austriak.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: