Të dielën në mbrëmje, Layvin Kurzaëa ishte një nga lojtarët kryesorë të përplasjes në fundin e ndeshjes kundër Marsejës. Të gjithë e pamë përplasjen midis tij dhe Jordan Amavi.
Në pritje të një sanksioni të mundshëm, mbrojtësi 28-vjeçar kërkoi falje në rrjetet sociale.
“Kur ju jeni një lojtar i niveleve të larta, nuk keni të drejtë të bëni të tilla sjellje. Ndonjëherë dëshira për të mbrojtur shokët na bën të dalim nga situata, por më e rëndësishmja është të jemi të vetëdijshëm për këtë, të kërkojmë falje. Më vjen keq për pamjet që u kam përcjellë njerëzve që ndjekin ndeshjen dhe veçanërisht fëmijëve që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë. Ne jemi një ekip i bashkuar, një familje dhe do të jemi gjithmonë bashkë. Ky është Parisi ”, shkroji futbollisti në twitter.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: