Futbolli gjerman ka vendosur të hapë dyert për tifozët. Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.
Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20% të kapacitetit.
Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me Koronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: