Bylisi nuk ndalet në merkato dhe ballshiotët sapo kanë zyrtarizuar portierin që ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin e shkuar. Pano Qirko, portieri vlonjat i Shpresave U-21 firmos për 3 vitet e ardhshme duke u bërë pjesë e Bylisit.
Qirko është një portier me të ardhme dhe në Superiore ka luajtur me Flamurtarin dhe Tiranën. Portieri Qirko është prezantuar sot në ambientet e klubit nga presidenti Besnik Kapllanaj. Ballshiotët këtë verë e kanë ndërtuar strategjinë duke afruar në merkato sa më shumë lojtarë të rinj të talentuar, që nga porta e deri në sulm.
Ja postimi në faqen zyrtare pak minuta më parë nga klubi ballshiot…
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: