Futbollisti në Gjermani ndërpret intervistën dhe godet tifozin në stadium!

Futbollisti në Gjermani ndërpret intervistën dhe godet tifozin në stadium!

12:16, 15/09/2020

Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner ndërpret intervistën dhe shkon për të goditur tifozin i cili e ofendoi nga shkallët e stadiumit.

Gjithçka ndodhi pas humbjes së ekipit të tij 4-1 ndaj Dynamo Dresden në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Në videon më poshtë mund të shikoni momentin kur Leistner godet tifozin me pretendimin se e ka ofenduar, ndërsa tifozët e tjerë e kundërshtojnë veprimin e ulët të futbollistit.

Pas sherrit, më pas Leistner rikthehet për të dhënë pjesën e dytë të intervistës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco