Alaba thyen heshtje: Shpresoj që të marrë fund sa më shpejt!

Alaba thyen heshtje: Shpresoj që të marrë fund sa më shpejt!

09:02, 15/09/2020

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me deklaratat e Uli Hoeness.

Ai është i prekur nga ato që janë thënë dhe vazhdojnë të thuhen për të dhe shpreson që shumë shpejt gjithçka të marrë  fund.

 “Shpresoj shumë që do të gjendet një zgjidhje sa më shpejt, kështu që klubi, drejtuesit, shokët e skuadrës dhe fansat të dinë se çfarë po bëhet me mua. Dua që situata ime me kontratën të mos bëhet publike për të gjithë.  Ka pasur disa qëndrime në javët e fundit që më kanë surprizuar dhe më kanë mërzitur. Bayerni nuk është thjeshtë një klub për mua, është shtëpia ime dhe familja ime. Diskutimet apo qëndrimet e kundërta ndodhin, por duhet të mbesin brenda familjes. Dua të vazhdoj të qëndroj me këtë ide”, tha ai.

Alaba raportohet se mund të largohet nga Bayern Munich, me Manchester Cityn si destinacion, por ende nuk ka diçka konkrete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco