Ish-lojtari i Skënderbeut drejt firmës me Vllazninë, sot pritet zyrtarizimi

Ish-lojtari i Skënderbeut drejt firmës me Vllazninë, sot pritet zyrtarizimi

08:58, 14/09/2020

Vllaznia nuk ka në plan që të ndalet në këtë merkato. Klubi po bëhet gati për afrimin e 14- të në këtë merkato vere dhe ai do të jetë Eni Imami. Shkodranët kanë përfituar prej merkatos së bllokuar të Partizanit dhe kanë arritur akordin me mbrojtësin.

Lojtari që sezonin e fundit e mbylli te Skënderbeu dhe po stërvitej të “demat” deri para disa ditësh, është drejt firmës me kuqeblutë. Pas vendimit të KAS, 27-vjeçari e ka pasur të pamundur që të luajë për llogari të kryeqytetasve dhe u hodh në kërkim të një tjetër ekipi. Vllaznia ka nxituar që ta bëjë të vetin dhe e ka bindur. Parimisht palët kanë gjetur dakordësinë për të lidhur një marrëveshje dhe sot pritet që të hedhë edhe firmën mbi kontratë, shkruan panorama sport.

Eni Imami ka qenë prej disa javësh në planet e shkodranëve, e megjithatë vetëm tani do t’i bashkohet ekipit. Ai bëhet kështu përforcimi numër tre për krahun e majtë, pasi herët kanë afruar maqedonasin Aleksandar Isaevski dhe Nertil Hoxhën.

Sulmi – Vllaznia blindon mesfushën dhe mbrojtjen, por llogaritë vazhdojnë të jenë të hapura me sulmin. Tomas Brdariç pret me padurim edhe një “pykë” e klubi nuk ka në plan që të ndalet derisa t’ia plotësojë këtë kërkesë gjermanit. Deri para pak ditësh ishin pranë firmës me Marko Simonovskin, por maqedonasi i refuzoi.

Klubi i ofroi një kontratë që shkonte në 12 mijë euro, por që duhet të matej me paraqitje, minutazh e gola. Dhe sulmuesi u tha një “jo” të prerë shkodranëve, ndaj negociatat u ndërprenë. Drejtuesit kthyen edhe një herë vëmendjen te Haris Dilaver, që ishte si pistë para maqedonasit. Bisedimet me 30-vjeçarin nga Bosnja janë rikthyer dhe janë intensive, e megjithatë ende nuk mund të flitet për akord.

Ai është emri i vetëm me të cilin te Vllaznia po bisedojnë aktualisht, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në vazhdim të dalë ndonjë tjetër. Trajneri nuk do sasi në ekipin e tij, por cilësi dhe referuar këtij kriteri, në Shkodër nuk duan që të nxitohen derisa të gjejnë të duhurin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco