'Nga sot nuk jam më pjesë e Tiranës', portieri njofton largimin nga bardheblutë

'Nga sot nuk jam më pjesë e Tiranës', portieri njofton largimin nga bardheblutë

15:15, 13/09/2020

Portieri vlonjat Pano Qirko nuk është më lojtari i Tiranës. Gardiani 21-vjeçar njoftoi në rrjetet sociale ndarjen me kampionët e Shqipërisë. Në mesazhin e publikuar, Qirko shkruan se nuk mundi të jepte maksimumin me bardheblutë.

ImageAi falenderoi Tiranën për arritjet dhe sakrificat e kryera.

Qirko u aktivizua shumë pak sezonin e kaluar me Tiranën duke qëndruar si portier i tretë pas Ilion Likës dhe Edvan Bakajt. Blerja e portierit Visar Bekaj ngushtoi akoma më shumë hapësirat e tij në radhët e kryeqytetasve.

Image

Mesazhi i Pano Qirkos

Nga dita e sotme ju lajmeroj qe nuk jam me pjese e ekipit kampion te Tiranes dhe falenderoj presidentin Refik Halili per bashkpunimin e marveshjes midis dy paleve. Kemi kaluar nje vit plot emocione dhe sakrifica duke ulur koken dhe stervitur pa mas, por per fat te keq duke mos dhene kontributin tim maksimal .Falenderoj presidencen stafin dhe gjithe lojtaret pa perjashtim. Ju uroj suksese ne vazhdimesi.

Me respekt Pano Qirko!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco