Besir Demiri është lojtari më i ri i Kukësit. Siç ishte paralajmëruar prej ditësh, mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me klubin verilindor dhe tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.
Siç njofton faqja zyrtare e Kukësit në rrjetet sociale, mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytet dhe ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
26-vjeçari la Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë dhe është grumbulluar nga kuqezinjtë disa herë, por ende nuk ka mundur të debutojë.
Njoftimi i klubit kuksian
“Besir Demiri e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadre?n tone?. Ish- futbollisti i Kombëtares sonë ka luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe në Sllovaki. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Demiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut! Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë! Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Demiri! Mirë se vjen Besir!”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: