Diego Godin pranë transferimit te klubi i Serie A

Diego Godin pranë transferimit te klubi i Serie A

09:39, 11/09/2020

Diego Godin është shumë pranë transferimit në Sardenjë te Cagliari, me negociatën që po ndërtohet mbi bazën e një shitjeje përfundimtare nga Interi.

Mbrojtësi 34-vjeçar uruguaian, pavarësisht finales pozitive të sezonit, nuk është pjesë e planeve teknike të Antonio Contes.

Lamtumira e tij në fakt liron hapësirë për një blerje të llogaritur më përpara, atë të Mateo Darmianit nga Parma.

Godin ka edhe një lidhje (indirekte) me Cagliarin, pasi bashkëshortja Sofia Herrera ka lindur atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco