Historike/ Krijohet zyrtarisht Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

Historike/ Krijohet zyrtarisht Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës

21:38, 10/09/2020

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, sporti i basketbollit bëri hapin e parë drejt ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën, pasi federatat e dy vendeve firmosën sot për krijimin e një lige të përbashkët, që do të quhet Liga Unike.

Në një ceremoni të mbajtur në Tiranë, Presidenti i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Avni Ponari dhe presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu, firmosën këtë hap historik.

Gjithçka nisi gjatë paradites së sotme, ku u formua bordi i Ligës Unike, me anëtarë Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, dhe kryetar Ilir Trebickën, një emër i njohur i basketbollit shqiptar ndër vite.

Më pas bordi zgjodhi edhe drejtuesin e Ligës Unike, që do të jetë Dren Zatriqi, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë 8 skuadra, 4 më të mirat e Shqipërisë dhe 4 më të mirat e Kosovës, ndërsa krijimi i saj pritet të rritë ndjeshëm edhe interesin për sportin e basketbollit.

Mbledhja e radhës e bordit të Ligës Unike pritet të mbahet në Prishtinë, ku do të diskutohen edhe detaje të tjera si data e fillimit të kampionatit të përbashkët, por edhe kalendari etj.

Basketbolli bëhet kështu nismëtar i bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke ua kaluar të gjithë sporteve të tjera, por edhe politikës së të dy krahëve, që ka bërë shumë pak në këtë drejtim./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco