Ndryshime në La Liga, ja me cilën ndeshje nis sezoni i ri

Ndryshime në La Liga, ja me cilën ndeshje nis sezoni i ri

13:48, 10/09/2020

Do të ketë ndryshime në javën e parë të La Ligës që do të nisë këtë fundjavë.

Liga Spanjolle e Futbollit ka vendosur që në javët e para të kampionatit të mos ketë ndeshje gjatë ditëve të premte dhe të hënave.

Në këtë mënyrë ndeshja hapëse e sezonit të ri mes Granadës dhe Athletic Bilbaos që ishte në program për t’u luajtur ditën e premte në orën 21:00 është shtyrë për të shtunën në orën 18:30.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sfidën që ishte në program për të shtunën në të njëjtin orar, atë mes Alaves dhe Betis, që do të luhet të dielën e 13 shtatorit në orën 14:00.

Ndeshja që do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2020-2021 të La Ligës do të jetë ajo mes Eibar dhe Celta Vigos, që do të luhet të shtunën në orën 16:00.

Në javën e parë të Primera Division nuk do të zbresin në fushë tre skuadra e mëdha të kampionatit spanjoll, Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletico Madrid, por edhe Sevilla, të cilat për shkak të pjesëmarrjes në kompeticonet europiane do ta nisin kampionatin me 1 dhe 2 javë vonesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco