Atletico Madrid bën ofertë më të mirë se Juventusi për Luis Suarez

Atletico Madrid bën ofertë më të mirë se Juventusi për Luis Suarez

11:42, 10/09/2020

Ndërlikohet pista Luis Suarez për Juventusin. Jo vetëm për faktin që ekzistojnë ende mundësitë që sulmuesi uruguaian të qëndrojë te Barcelona, por edhe për faktin se së fundmi është futur në garë për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit edhe Atletico e Madridit.

Simeone e pëlqen së tepërmi “El Pistoleron” dhe i ka bërë një ofertë më të majme se Juventusi përsa i përket pagës.

Gjithsesi fjalën e fundit për të ardhmen e Luis Suarez do ta thotë Barcelona, pasi uruguaiani ka edhe një vit kontratë me klubin blaugrana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco