Dyshohet se De Laurentis ka infektuar të tjerë presidentë klubesh të Serie A

Dyshohet se De Laurentis ka infektuar të tjerë presidentë klubesh të Serie A

10:44, 10/09/2020

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Pas një testi të kryer së fundmi, De Laurentis ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus.

Për këtë ankthi i ka kapluar të gjithë në Serinë A, pasi ditën e djeshme presidenti napolitan ishte i pranishëm në një mbledhje të Ligës.

Mediat italiane shtojnë se De Laurentis nuk është asimptomatik dhe thuhet se së bashku me të pozitiv ka dalë edhe një anëtar i familjes.

Kjo ka ngjallur frikë edhe te presidentët e tjerë të Serisë A, të cilët kanë qenë dje në mbledhjen e Ligës dhe mund të jenë të detyruar të futen në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco