FOTO/ Presidenti i Napolit infektohet me Koronavirus

FOTO/ Presidenti i Napolit infektohet me Koronavirus

10:17, 10/09/2020

Covid-19 vazhdon të jetë mes nesh dhe mungesa më e vogël e kujdesit mund të rezultojë fatale për çdokënd, pasi ky infeksion e ka treguar se nuk bën seleksionime.

Në Itali e kanë vuajtur shumë “zbarkimin” e këtij virusi, përfshirë edhe futbolli, por duket se ende Covid-19 nuk ka vendosur të shqitet.

I fundit, që e pëson prej tij është një nga presidentët më të famshëm të klubeve të Serie A, Aurelio De Laurentis.

Pronari i Napolit, ku aktivizohen Hysaj e Rrahmani ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirus dhe është izoluar menjëherë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian, që nuk jep informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën duhet shumë kujdes, duke parë moshën e madhe të De Laurentis.

Image

Infektimi i këtij të fundit vjen pas atij të Berluskonit, ish-presidentit të Milanit, i cili po lufton ende me virusin e rrezikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco