Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli mund të luajnë bashkë te skuadra e Serie A

Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli mund të luajnë bashkë te skuadra e Serie A

09:00, 10/09/2020

Dy futbollistët e Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, mund të jenë shokë skuadre duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Teksa ka mbetur vetëm të zyrtarizohet transferimi i mbrojtësit të Hajduk Splitit te Spezia, portieri i SPAL-it ka ngjallur interesin e ekipit të ri të ngjitur në Serinë A.

Berisha e ka shprehur hapur se dëshiron të luajë ende në elitën e futbollit italian pas rënies së SPAL-it në Serinë B.

Para disa ditësh, mediat italiane raportuan se Atalanta ishte e gatshme për të marrë sërish Berishën duke parë problemet që ka në portë dhe mungesën e gjatë të Golinit për shkak të një dëmtimi.

Gardiani duhet të vendosë shpejt, pasi sezoni në Itali fillon për 9 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco