Sindikata e Infermierëve kërkon që kërkesat e tyre të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë

Sindikata e Infermierëve kërkon që kërkesat e tyre të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë

14:11, 07/10/2020

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të diskutohen edhe kërkesat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.

Kjo sindikatë përmes një komunikate ka përsëritur se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Ata po kërkojnë që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.

“Gjatë kësaj pandemie e dëshmuam vetën përmes punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe gatishmërisë. Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurt, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal! Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre! Ne u kujdesëm për shtetin. Është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

“Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që përmes Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën pikën “të ndryshme” të rendit të ditës së këtij takimi, të futen për diskutim edhe kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor. Kërkesat tona janë të arsyeshme, nuk kërkojmë diçka absurde. Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€. Të paguhet puna gjatë  vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët. Të paguhet rrezikshmëria në punë”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco