Shpronësimi milionësh te Lama e Druve, pas një dekade pritet vendimi

Shpronësimi milionësh te Lama e Druve, pas një dekade pritet vendimi

10:28, 07/10/2020 Nga B.T

Hapësira prej  mbi 90 mijë metrash tek fabrika e tullave në kryeqytet ishte kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës që të shpallet zonë e veçantë  me interes publik për tu ndërtuar objekte dhe hapësira të ndryshme për qytetarët. 

Në mesin e viti 2010  qeveria e kuvendi aprovuan kërkesën e të parit të Prishtinës, por që as pas dhjetë vjetësh nuk është kryer shpronsimi i saj edhe pse aty janë realizuar disa projekte, mëson "Syri.net". 

E si duket kjo punë ishte harruar, por që ata që po kërkojnë shpronësimin  janë mbi 100 puntorët e fabrikës, e të cilët duan ti marrin rreth 5 milionë eurot e 20 përqindshit, të cilat janë paguar nga Komuna e Prishtinës.

"Syri. net", mëson nga Qeveria e Kosovës se në mbledhjen e pasditës së sotme pritet të shqyrtohet  propozim  vendimi  përfundimtar  për shpronësimin për interes publik  të  pronave të paluajtshme  ish shoqërore të NSH IMN Kosova ish Fabrika e  Tjegullave në Prishtinës, të cilat janë  të nevojshme për realizmin e projekteve  të Komunës së Prishtinës.

Me 16 qershor të vitit 2010  Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi,  kishte marr vendim pas kërkesës së kryetari të Komunës së Prishtinës SHpend Ahmeti  të shpallet zonë e veçantë ngastra kadastrale3114-1 deri 3125- 2 me sipërfaqe të tërsishme prej 90 mijë e 736 metra në katror te 
vendi i quajtur Lama e Druve dhe e cila ishte pronës e IMN Kosova.

Edhe Kuvendi me 8 korrik të vitit 2010 ka miratuar vendimin e qeverisë për ta shapllur atë vend zonë të veçantë e kur kryetar ishte Jakup Krasniqi.

Derisa Komuna e Prishtinës me 14 maj e 9 dhjetor të vitit 2019 ka paguar 4 milionë e 837 mijë e 467. 82 euro.

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka treguar për ecurinë e këtij procesi. ku kërkesa e tij  është miratuar nga kuvendi e qeveria.

Derisa ai tregon se me 2 tetor 2011, Ministria e Financave e bëri vlerësimin e pronës në shumën prej 23 milionë e 216 mijë e 220 euro. 

"Me 27 dhjetor 2018 kryetari i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje për pagesën e shpronsimit me drejtorin  Valon Tolaj nga Agjencia e Privatizimit. Ne kemi kryer obligimin  tonë", tha Ahmeti.

Ai tregoi se pagesa prej  4 milionë e 837 mijë e 467. 82 euro, është paguar me 14 maj e 9 dhjetor të vitit 2019. 
Kryetari i Prishtinës thotë se komuna ka kryer të gjitha obligimet  e saja bazuar në vendimet e qeverisë, kuvendi dhe AKP-së.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti me 2 korrik 2020 që në mbledhjen e qeverisë të vendosin si pikë të rendit të ditës, vendimin përfundimtar për shpronsimin nga qeveria. 

E sipas kësaj marrëveshje komuna do të paguaj 20 për qindshin e e puntorëve të ndërmarrjes  

Kryetari i BSP-së Avni Ajdini, tregon për "Syri.net", se  me 17 gusht e 23  shtator të këtij viti i kanë kërkuar kryeministrit Avdullah Hotit marrjen e vendimit për ndarjen e 20 për qindshit të puntorëve.

Ai po ashtu për pagesën e 20 për qindshit i ka kërkuar edhe kryetarit të Prishtinës dhe vendimin për shpronsim.

Sipas tij puntorëve u intereson marrja e parave e jo politika, derisa aty janë ndërtuar shkollë, rrugë e park e tjera.

Pse bëhet pengesë shpërndarja e 20 për qindshit ndaj puntorëve që janë viktimë nga 16 qershori i vitit 2010? Nëse nuk  merret vendimi, do të ketë protesta nga puntorët ndaj qeverisë deri në realizmin e kësaj të drejte të puntorëve.

"Syri.net", ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës, Agjencia e Privatzimit e Komuna e Prishtinës, për vonesat e shpronsimit të kësaj prone dhe ndarjen e 20 për qindshit për puntorët, por nuk ka ma marr përgjigje.

Derisa burimet të "Syri.net", nga qeveria thonë se edhe kjo pikë pritet të shqyrtohet  në mbledhjen e pasdites së Qeverisë së Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco