Komuna e Vitisë përfiton një donacion për personat me nevoja të veçanta

Komuna e Vitisë përfiton një donacion për personat me nevoja të veçanta

09:04, 07/10/2020

Komuna e Vitisë,  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), ka pranuar dje një donacion nga “Caritas Kosova”.

Bëhet me dije se në këtë donacion përfshihen shtretër, dollap dhe karroca për personat me nevoja të veçanta.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, falënderoj Drejtorin gjeneral të Caritas Kosovës,  Don Viktor Sopi për donacionet e vazhdueshme të kësaj organizate për komunën e Vitisë, respektivisht për qytetarët e saj.

Nga ky donacion kanë përfituar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran dhe Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Remnik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco