Shpërthejnë kritikat për gjuhën degjeneruese në televizionet kosovare

Shpërthejnë kritikat për gjuhën degjeneruese në televizionet kosovare

08:25, 07/10/2020 Nga Dardan Gashi

Avokati, Tomë Gashi dhe gazetari, Milaim Zeka, e kanë shfrytëzuar edhe një herë hapësirën mediale që të jenë në qendër të vëmendjes.

Kësaj here, në njërin nga TV lokale në vend, Zeka e Gashi kanë lëshuar fyerje e ofendime karrshi njëri-tjetrit drejtëpërsëdrejti në emision.

“Mos ha m** me folë…..“O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës” ishin vetëm disa nga fjalët që shikuesit kosovarë nuk ishin mësuar të I dëgjonin në mediat kosovare.
Ky fjalor i përdorur, nuk iu ka pëlqyer aspak fytyrave publike e as qytetarëve, të cilët kanë hedhur kritika për degjenerimin e debateve televizime, duke I lënë fajtor edhe vetë drejtuesit e emisioneve.

Publicisti, Enver Robelli, ka thënë se ka një kohë të gjatë që jo pak studio televizive janë bërë si pavijone të psikiatrisë.

Kjo sipas tij, sjell klikime nga klikanët, por vlera e debateve ku njerëzit shahen me fjalorin me vulgar, më të pistë, më të ndyrë,  vlera e këtyre debateve është ‘ZERO’ sipas Robellit.

“ Aman, shkoni atje ku e keni vendin dhe kursejeni publikun nga vulgaritetet personale. Publiku s'iu ka borxh as juve që shaheni, as atyre që ua krijojnë hapësirën për tu sharë”, shkruan Robelli në Facebook.

E Taulant Hoxha, i lë fajtor vetë televizionet për situatën e krijuar.

“Është fyerje e inteligjencës tonë me i ftu në emision do karikatura prej personash publik, e mandej me e lujt rolin kishe po befasoheni prej fjalorit e sjelljeve të tyne” ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Kjo i bjen si me e fut një qen në dhomë, me ja afru edhe një qen tjetër, me ja bo "skybee" e me u habit pse po lehin” shton tutje Hoxha.

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala, thotë se kjo gjuhë e përdorur është e papranueshme, duke icilësuar ‘fore’ ligjëratat e drejtuesve të emisioneve pas eskalimit të situatës.

Sipas tij, televizionet ‘vdesin’ të i sjellin dy persona në studio, që mundësisht edhe me u rrehë, e mandej kur të eskalon situata, ashtu siç kanë shpresur, çohen edhe i mbajnë disa ligjërata morale.

"Nuk ka kuptim kështu. Kjo është gjuha e papranueshme. Nuk ka kuptim prej publikut".

Kujtojmë se në televizionet kosovare, pati edhe raste kur debati eskaloi deri tek përdorimi i dhunës.

Ishte ish-deputeti, Milaim Zeka i cili vite më parë u sulmua nga ish-deputeti i VV'së, Frashër Krasniqi në atë kohë, Live në emision.

Por, as avokati Tomë Gashi, nuk kaloi pa u përfshirë në konflikt me përfaqësuesin e PSD-së Nol Nushin, me të cilin u ndesh fizikisht, pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete.

E pjesë e një sulmi, pas përfundimit të emisionit, ishte edhe ish-zëvendëskryeministit Haki Abazi, i cili u përplas me ish-deputetin Dardan Molliqaj me të përfunduar emisioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco