Infermierët e FSK-së përfundojnë misionin 30 ditor në QKUK

Infermierët e FSK-së përfundojnë misionin 30 ditor në QKUK

13:13, 24/09/2020

Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët  me COVID në  Klinikën Infektive,  Pulmologjisë dhe Mjekimin Intnesiv Qendror Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ata janë falënderuar edhe nga Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shskuk-ut, shkruan Syri Kosova.

“ Imputet dhe komentet që kam marrë nga menaxher të klinikave janë inkurajuese për gatishmërinë, për përvojën dhe për aktivitetin e tyre që kanë treguar gjatë qëndrimit 1 mujor në klinika. Ka pasur përkushtim të jashtëzakonshëm për punë, dhe besoj se ka pasur hapësirë që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientë të shkëmbejnë edhe përvojat  e tyre me kolegët infermierë të këtyre klinikave , pasi këtu dihet  se është shërbim i  natyrës tjetër, është shërbim civil që dallon nga shërbimi ushtarak” tha Krasniqi.

Për infermierët e FSK-së u ndanë edhe mirënjohje.

Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së Dymbëdhjetë...

Posted by QKUK- Shskuk info on Thursday, 24 September 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco