Për herë të parë në Kosovë, të moshuarit në Prizren do marrin shërbime shëndetësore në shtëpi

Për herë të parë në Kosovë, të moshuarit në Prizren do marrin shërbime shëndetësore në shtëpi

13:08, 24/09/2020

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se në komunën që ai udhëheq, do të ofrohet shërbim geriatrik.

Fjala është për shërbime shëndetësore në shtëpi, për persona të moshuar, shkruan Syri Kosova.

“Pas kujdesit paliativ, ku ofrojmë shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale, nga sot, për herë të parë në Kosovë, kemi filluar të ofrojmë shërbimin geriatrik për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore por nuk kanë mundësi të vijnë deri në Qendrat e Mjekësisë Familjare” tha Haskuka.

Sipas tij, për këto shërbime deri më tani janë identifikuar 50 pacientë.

????????????? ????????????????? ????????? ????????????????? ????????? ?????????????????????????, ???????????????????????? ???? ???????????????????????????????????? ???????????????????? ????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????! ????‍??????‍???????????? Pas kujdesit paliativ, ku...

Posted by Mytaher Haskuka on Thursday, 24 September 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco