Ndahen 260 mijë euro për ndërtimin e ambulantës në Strellcë

Ndahen 260 mijë euro për ndërtimin e ambulantës në Strellcë

11:05, 24/09/2020

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj , i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i Shëndetësisë Musa Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi ministri  u njoftua nga kryetari për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Deçanit, lidhur me situatën rreth Covid -19 menaxhimin e situatës në komunën e Deçanit, gjatë këtyre muajve përmes Shtabit Emergjent Komunal.

Ai shtoi se falë vetëdijesimit të qytetarëve njëkohësisht dhe funksionimit të Shtabit Emergjent në mënyrë zingjirore më QKMF-Qendrën për Punë Sociale, policinë dhe akter të tjerë situata është mbajte nënë kontroll dhe ashtu vazhdon të jetë.

Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Deçanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve duke premtuar mbështetje të vazhdueshme në ketë fushë edhe për komunën e Deçanit.

Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj dhe ministri Zemaj, nënshkruan  Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Projektit ’’Ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm’’ në vlerë prej 260.000.00€ në bashkëfinancim mes Komunën së Deçanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco