Zemaj: Kthimi i kuadrove profesionale shëndetësore i mirëseardhur

Zemaj: Kthimi i kuadrove profesionale shëndetësore i mirëseardhur

12:41, 18/09/2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se kthimi i kuadrove profesionale brenda shëndetësisë publike është i mirëseardhur.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se kontributin e tij brenda institucioneve publike shëndetësore, tashmë i është bashkuar  doktor Raif Çavolli.

Njoftimi i plotë:

Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur.

Ph. dc. prof. Raif Çavolli duhet të shërbejë si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike. Bashkë me prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë.

Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco