Vepra e Mikullovcit, do të jetohet gjatë dhe do të kujtohet ndër breza

Vepra e Mikullovcit, do të jetohet gjatë dhe do të kujtohet ndër breza

10:05, 15/09/2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Mikullovci për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovci! Limaj thotë se Mikullovci i takonte një gjeneratë të artë artistësh, të cilët në rrethana aspak të lehta mbajten gjallë ndjejën kombëtare.

“I ndjeri do të mbetet përherë në kujtesën për rolet e tij në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. “Mikullovci ishte po ashtu edhe një nga delegatët që votoi Deklaratën Kushtetuese të dy korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut në vitin 1990, si edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar”. Vepra e Adem Mikullovcit, Limaj thotë se do të jetojë gjatë dhe do të kujtohet ndër breza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco